Lugina e Vdekjes, Kaliforni

Temperatura 48 gradë Celcius në luginën e Vdekjes

8 Qershor, 16:38| Përditesimi: 8 Qershor, 16:40

  • Share

Lugina e Vdekjes në Kaliforni një nga vendet më të nxehta në Tokë ka tërhequr vëmendjen e shumë turistëve vitet e fundit, të cilët shkojnë dhe e vizitojnë vendin vetëm për të bërë foto pranë ekranit që shënon 48 gradë Celsius.

Megjithatë në këtë vend vizitorët jo vetëm mund të përjetojnë të nxhehtin ekstrem, por nga ana tjetër ata janë dëshmitar për ndryshimet klimatike gjatë viteve të fundit.

Matt Lamar, një nga rojet e luginës është shprehur se kjo verë mund të jetë akoma më përvëluese se ajo e dy viteve të kaluar.

Vizitorët shkojnë jo vetëm për të përjetuar vapën përvëluese, por edhe për ndërgjegjësimin ndaj ndryshimeve klimatike. Rojtari i parkut Matt Lamar thotë se po përgatitet për një verë të gjatë dhe të nxehtë.

Më tej ai shton se përveçëse vlerat e larta të temperaturave, kanë ndikuar edhe te bimësia e parkut.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?