Foto ilustruese

Temperatura deri në 32 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

4 Korrik, 07:25| Përditesimi: 4 Korrik, 07:26

  • Share

Për ditën e Enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë fillimisht i kthjellët e nga orët e mesditës deri pasdite vranësira mesatare deri të dendura kryesisht në relievet malore.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët ( pika) pritet të bëhen prezente nga orët e mesditës ndërsa në relievet malore reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Era do të jetë me drejtim nga veriperëndimi  me shpejtësi mesatare  deri në 8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina e hera-herës në momentin e zhvillimit të vranësirave pritet të fitoi shpejtësi deri ne 10-12 m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 14 deri 31°C

në zonat e ulëta 16 deri 32°C 

në zonat bregdetare 19 deri 32°C

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    PD proteston duke bllokuar rrugët kryesore në vend, si e vlerësoni?