Vendi ynë edhe këtë të premtë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin pa përjashtuar alternimet e vranësirave mesatare dhe hera-herës deri të dendura kryesisht në relievet malore nga orët e mesditës deri ato të pasdites.
Temperatura maksimale do të shënojë vlerën 34 gradë Celcius në qarkun e Elbasanit dhe Beratit.
Era do të fryjë me drejtim verilindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era fiton shpejtësi 10-16 m/s.
Valëzimi në det do të jetë i forcës 2-3 ballë.
Komente
