Foto ilustruese

Sociale

Ulen temperaturat, reshje lokale në disa zona...parashikimi i motit për sot

28 Korrik, 07:34| Përditesimi: 28 Korrik, 07:43

  • Share

Vendi ynë edhe sot do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash, të cilat do të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët kryesisht në veri e qendër të vendit.

Në relievet e larta kodrinore-malore priten shtrëngata afatshkurtra të izoluara.

Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë deri 9m/s

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si mendoni se po menaxhohet situata me zjarret?