Foto ilustruese

Sociale

Temperatura deri në 35 gradë Celcius...parashikimi i motit për këtë të enjte

10 Korrik, 07:09| Përditesimi: 10 Korrik, 07:12

  • Share

Vendi ynë këtë të enjte do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin por pa përjashtuar kalime të pakta të vranësirave kryesisht në relievet malore nga orët e mesditës. 

Temperatura maksimale do të shënojë vlerën 35 gradë Celcius.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim - veriperëndim me shpejtësi mesatare 8-10 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era fiton shpejtësi 12-16 m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 3-4 ballë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksioni ndaj objekteve pa leje në sezon turistik, a dëmtohet imazhi i vendit?