Vendi ynë këtë të enjte do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin por pa përjashtuar kalime të pakta të vranësirave kryesisht në relievet malore nga orët e mesditës.
Temperatura maksimale do të shënojë vlerën 35 gradë Celcius.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim - veriperëndim me shpejtësi mesatare 8-10 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era fiton shpejtësi 12-16 m/s.
Valëzimi në det do të jetë i forcës 3-4 ballë.
Komente
