Foto ilustruese

Temperatura deri në 35 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

23 Gusht, 07:23| Përditesimi: 23 Gusht, 07:26

  • Share

Ditën e  premte vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë i kthjellët dhe vranësira të cilat do të vijnë në zhvillim në orët e mesditës përgjatë relieveve malore, aty ku edhe do të pasohen nga reshje lokale shiu.

Era parashikohet të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës pritet të fitoj shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzmi në dete i forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 17 deri 33°C

në zonat e ulëta 20 deri 35°C

në zonat bregdetare 22 deri 34°C

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?