Këtë të enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Temperaturat do të variojnë nga 21 në 36 gradë celcius.
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites kryesisht në relievet kodrinore – malore.
Era do të fryjë me drejtim verilindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në zonat
luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi 10-18m/s.
Deti - Valëzimi forcës 2-4 ballë.
Komente
