Foto ilustruese

Rifillon vapa, sot termometri shënon deri në 36 gradë celsius

7 Qershor, 07:13| Përditesimi: 7 Qershor, 11:47

  • Share

Masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë të jenë prezente mbi vendin tonë edhe gjatë ditës së premte.

Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës, kryesisht përgjatë relieveve malore. 

Era parashikohet të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 10m/sek, kryesisht përgjatë vijës bregdetare. 

Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë. 

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 13 deri 32°C

në zonat e ulëta 15 deri 36°C

në zonat bregdetare 17 deri 34°C

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?