Foto ilustruese

Temperatura deri në 37 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

1 Gusht, 07:23| Përditesimi: 1 Gusht, 07:24

  • Share

Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të thata dhe relativisht të nxehta me origjinë jugore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin dhe orë të plota me diell.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut dhe relativisht e lehtë me shpejtësi mesatare 1-4m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina hera-herës fiton shpejtësi deri në 7-8m/s.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 18 gradë deri 35°C

në zonat e ulëta 17 gradë deri 37°C

në zonat bregdetare 21 gradë deri 36°C

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    PD proteston duke bllokuar rrugët kryesore në vend, si e vlerësoni?