Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa përgjatë orëve të mesditës deri ato të pasdites alternime vranësirash të pakta deri mesatare kryesisht në relievet malore të vendit.
Temperaturat do të variojnë nga 25 deri në 38 gradë celcius.
Era me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 4 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi 5-7 m/s. Deti - Valëzimi 1-2 ballë.
Komento
Komente
