Tirane, gusht 2024

Sociale

Temperatura deri në 38 gradë Celcius, si parashikohet moti sot

8 Gusht 2024, 08:16| Përditesimi: 8 Gusht 2024, 08:23

  • Share

Shërbimi meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa në orët e mesditës deri ato të pasdites vonë në relievet malore në verilindje e juglindje alternime vranësirash deri mesatar. Vranësirat në relievet e larta malore të vendit në orët e mesditës deri pasdite do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi  6-10 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?