Dita e hënë parashikohet të ketë kushte atmosferike të qëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët e orë të plota me diell, pa përjeshtaur kalime të pakta të vranësirave të larta transparente kryesisht nga orët e mesditës në relievet malore.
Era do të fryjë me drejtim verilindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 10-12m/s.
Valëzimi në det do të jetë 1 deri në 2 ballë.
Komente
