Ditën e diel vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorlogjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa përgjatë orëve të mesditës deri ato të pasdites alternime vranësirash të pakta deri mesatare kryesisht në relievet malore në lindje të territorit.
Në zonën e juglindjes reshje shiu afatshkurtra dhe intensitet të ulët ndërsa në malësitë e kësaj zone reshjet në mënyrë të izoluar në formën e shtrëngatave.
Era me drejtim jugperëndim - veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi 6-8 m/s.
Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.
Komente
