Foto ilustruese

Sociale

Temperatura deri në 41 gradë...parashikimi i motit për sot

12 Gusht, 07:15| Përditesimi: 12 Gusht, 07:18

  • Share

Vendi ynë edhe këtë të martë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin.

Temperaturat maksimale pritet të ngjiten deri në 41 gradë Celsius ndërsa ato minimale 18-25 gradë.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim - verilindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi 8-12m/s

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?