VIDEO/ Temperatura ekstrem të ulëta, rruga e Qafshtamës mbuluar nga akulli dhe shenjat e makinave që kanë rrëshqitur! Bashkia e Krujës s'merr masa për hedhjen e kripës

22 Janar 2022, 12:09| Përditesimi: 22 Janar 2022, 13:20

  • Share

Rënia e ndjeshme e temperaturave në të gjithë vendit ka bërë që të krijohen ngrica në rrugë, dukë vështirësuar lëvizjen e mjeteve, ndërsa në aksin Krujë-Qafshtamë, qarkullimi duket i pamundur.

Sikurse mund të shihet edhe nga pamjet, e gjithë rruga është e mbuluar nga akulli, teksa duken qartë edhe shenjat e gomave që kanë lënë automjetet që kanë rrëshqitur, në përpjekje për të ecur mbi këtë rrugë.

Pavarësisht se autoritetet në vend, prej ditësh kanë paralajmëruar për temperatura shumë të ulëta, Bashkia e Krujës nuk ka marrë masa për hedhjen e kripës, duke rrezikuar qytetarët që kanë lëvizur në këtë rrugë.

Prej ditës së djeshme, temperaturat në vend janë ulur ndjeshëm, situatë që do të na shoqërojë edhe përgjatë ditëve në vijim. Sipas meteorologëve, më problematike do të jenë dita e hënë dhe e marta, ku temperaturat pritet të shkojnë deri në -17 gradë.

 


Lajmi kryesor:

Sot temperaturat shkojnë deri në -10 gradë, i gjithë vendi në mot ekstrem! Ministria e Mbrojtjes: Rruga e Arbrit, e kalueshme me zinxhir! Ja zonat problematike


//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bashkia kruje: 22/01/2022 12:28

    O zoteri ne si bashki e krujes jemi vrasje me pagese Rrembime e gjoba e me fajde dhe per ashash Sjemi per kshu vogelsirash. Njerez idiota ca kerkoni nga ne Kripeee

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?