Temperatura ‘ferri’ në botë, 53.9 gradë °C në luginën e vdekjes në Kaliforni

17 Korrik 2023, 20:37| Përditesimi: 17 Korrik 2023, 20:43

  • Share

Evropa qendrore, një pjesë e jugperëndimit të SHBA, Kina dhe Japonia po përballen me të nxehtin ekstrem, ku janë shënuar temperatura rekord dhe që priten të jene edhe më të l;arta në ditët në vijim. Në disa pjesë të Evropës temperaturat kanë arritur 40 gradë dhe pritet që të rriten më tej në ditëtn në vazhdim. Organizata botërore Meteorologjike bëri të ditur se vala e të nxehtit që ka prekur Mesdheun mund të vazhdojë deri në gusht. Sipas parashikimeve temperature më e lartë pritet të shënohet këtë javë në Sardenja, 46 gradë C, ndërsa deri më tani është shënuar 48.8 Gradë, në gushtin e vitit 2021 në Sicili. 

Autoritetet italiane kanë shpallur alarmin e kuq për 16 qytete, ndërsa në Greqi kanë shpërthyer zjarret, çka u shoqërua me evakuimin e fëmijëve nga kampet e pushimeve si dhe të banorëve. Gjithashtu zjarre janë raportuar edhe në ishullin spanjoll La Palma.

Ndërkohë Kina shënoi të dielën temperaturën më të lartë 52.2 gradë Celsius në Xinjiang. Po ashtu në El paso në Teksas në SHBA, temperaturat arritën në 38 gradë C për dy ditë me radhë duke tejkaluar rekordin e shënuar në 26 ditët e fundit. Në SHBA për shkak të motit të nxehtë me dhjetëra miliona njerëz ndodhen të ekspozuar ndaj tij. Në Luginën e vdekjes në Kaliforni raportohet se të dielën është shënuar temperature 53.9 gradë C, ndërkohë temperature më e lartë e regjistruar ndonjëherë në tokë është 56.7 gradë Celsius. 

Përmbytjet kanë goditur pjesë të ndryshme SHBA-së, ndërsa dhjetëra njerëz kanë vdekur nga përmbytjet në Korenë e Jugut. Organizata Botërore Meteorologjike tha se moti  ekstrem është një "dukuri gjithnjë e më e shpeshtë në klimën tonë të ngrohjes" dhe nënvizon nevojën për të ulur emetimet e gazit të gjelbër që po shkaktojnë ndryshime klimatike.

 

 

Temperatura ‘ferri’ nw botw, 53.9 gradw °C nw luginwn e vdekjes nw Kaliforni

Bota po përballet me një valë të nxehti ekstrem, që pritet të shënojë rekorde gjatë kësaj jave. Mediat raportojnë se në luginën e vdekjes në Kalifoni të dielën u shënua temperatura 53.9 gradë celsius, ndërsa në kinë arriti në 52 gradë celsius. Edhe euroja jugperëndimore është duke u përballur me temperatura ferri këto ditë. 

 

Evropa qendrore, një pjesë e jugperëndimit të SHBA, Kina dhe Japonia po përballen me të nxehtin ekstrem, ku janë shënuar temperatura rekord dhe që priten të jene edhe më të l;arta në ditët në vijim. Në disa pjesë të Evropës temperaturat kanë arritur 40 gradë dhe pritet që të rriten më tej në ditëtn në vazhdim. Organizata botërore Meteorologjike bëri të ditur se vala e të nxehtit që ka prekur Mesdheun mund të vazhdojë deri në gusht. Sipas parashikimeve temperature më e lartë pritet të shënohet këtë javë në Sardenja, 46 gradë C, ndërsa deri më tani është shënuar 48.8 Gradë, në gushtin e vitit 2021 në Sicili. 

Autoritetet italiane kanë shpallur alarmin e kuq për 16 qytete, ndërsa në Greqi kanë shpërthyer zjarret, çka u shoqërua me evakuimin e fëmijëve nga kampet e pushimeve si dhe të banorëve. Gjithashtu zjarre janë raportuar edhe në ishullin spanjoll La Palma.

Ndërkohë Kina shënoi të dielën temperaturën më të lartë 52.2 gradë Celsius në Xinjiang. Po ashtu në El paso në Teksas në SHBA, temperaturat arritën në 38 gradë C për dy ditë me radhë duke tejkaluar rekordin e shënuar në 26 ditët e fundit. Në SHBA për shkak të motit të nxehtë me dhjetëra miliona njerëz ndodhen të ekspozuar ndaj tij. Në Luginën e vdekjes në Kaliforni raportohet se të dielën është shënuar temperature 53.9 gradë C, ndërkohë temperature më e lartë e regjistruar ndonjëherë në tokë është 56.7 gradë Celsius. 

Përmbytjet kanë goditur pjesë të ndryshme SHBA-së, ndërsa dhjetëra njerëz kanë vdekur nga përmbytjet në Korenë e Jugut. Organizata Botërore Meteorologjike tha se moti  ekstrem është një "dukuri gjithnjë e më e shpeshtë në klimën tonë të ngrohjes" dhe nënvizon nevojën për të ulur emetimet e gazit të gjelbër që po shkaktojnë ndryshime klimatike.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?