Kronikë

Temperatura nën zero si dhe reshje shiu dhe bore, mësoni parashikimin e motit për ditën e sotme

14 Dhjetor 2019, 07:19| Përditesimi: 14 Dhjetor 2019, 07:26

  • Share

Sipas MeteoAlb: Edhe sot mbetemi në ndikimin e presionit të ulët atmosferik duke bërë që orët e para të ditës të jenë me reshje shiu në zonat e ulta POR dëbore do të ketë në zonat malore.

Por mesdita dhe në vijim sjellin përmirësim të motit duke zhvendosur vranësirat dhe reshjet drejt zonave juglindore ndërsa pjesa tjetër e vendit mbetet me kthjellime.

Nata largon vranësirat edhe nga këto zona.

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes por rriten lehtë në mesditë duke u luhatur nga -2°C deri në 16°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 – 4 ballë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do e ndihmojë PD-në në fushatë strategu i Trump, LaCivita?