Nxehtësia përvëluese e ditëve të fundit ka bërë që jo vetëm njerëzit, por edhe kafshët të kërkojnë pak freski larg vapës. Pranë liqenit të Fierzës, një pamje e pazakontë ku lopët që zhyten në ujë apo qëndrojnë përgjatë brigjeve, duke shijuar rrezet e diellit dhe një çast qetësie në natyrë.
Kjo sjellje, ndonëse e rrallë për t’u parë në përditshmëri, është një mënyrë natyrale që gjedhët përdorin për të ulur temperaturën trupore në ditët e nxehta.
Në këto ditë vere, ku natyra dhe kafshët shfaqin harmoni të rrallë, brigjet e liqenit të Fierzës kthehen në një skenë të gjallë të jetës rurale dhe një dëshmi e bashkëjetesës së bukur mes njeriut, kafshëve dhe natyrës.
Në fund të fundit, kur dielli digjet mbi male, edhe lopët kanë të drejtë për pak pushim e freski.
Komente
