Foto ilustruese

Sociale

I nxehtë përvëlues, temperatura arrijnë deri në 38 gradë celsius

28 Qershor, 08:35| Përditesimi: 28 Qershor, 09:56

  • Share

Shqipëria do të vijojë në masat ajrore të qëndrueshme që sjellin mot të kthjellët gjatë gjithë paradites.

Ndërsa temperaturat do të arrijnë në 38 gradë celcius, në orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë territorin, ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në gjysmën Lindore të Shqipërisë, megjithatë nuk priten reshje në territor.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të letë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 15°C vlera më e ulët e cila do të shënohet në qytetin e Ersekës deri në 38°C vlera maksimale në qarkun e Elbasanit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 3 ballë

K.M/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A po zbatohet siç duhet rregullorja e re për plazhet publike në Shqipëri?