Temperatura minimale në Mohe, qyteti më verior i Kinës, ra në minus 53 gradë Celsius të dielën, duke shënuar temperaturën më të ulët të regjistruar ndonjëherë, sipas byrosë lokale të motit.
Shifra theu rekordin e mëparshëm prej minus 52.3 gradë Celsius. Temperaturat në Mohe, Provinca Heilongjiang, kanë rënë nën minus 50 gradë Celsius për tre ditë rresht.
Ndërsa një raund i ri i të ftohtit ekstrem goditi Heilongjiang dhe një numër zonash në vargmalin e Madh Khingan kanë regjistruar temperaturat e tyre më të ftohta tw regjistruara ndonjwherw.
Mohe ka një periudhë vjetore akulli dhe bore deri në tetë muaj, me temperaturë mesatare vjetore rreth minus 3 gradë Celsius.
Qytetarët vendas këshillohen të qëndrojnë ngrohtë dhe të sigurt pasi temperaturat e ulta mund të shkaktojë aksidente trafiku, sipas Xu Liling, kreut tw stacionit meteorologjik Moh
Qyteti pa tre ditë rresht temperatura nën minus 50.
Vetë Mohe ka dëborë dhe akull për tetë muaj të vitit dhe regjistron një temperaturë mesatare vjetore prej minus 3 gradë Celsius, sipas Hsinhua.