Temperaturat e ulëta dhe reshjeve e dendura të dëborës të cilat kanë pushtuar vendin ditët e fundit kanë qenë mjaft problematike në disa zona të Shqipërisë, kryesisht ato maloret.
Pas fundjavës me reshje të dendura bore, vendi është përfshirë nga temperaturat nën zero gradë, që kanë shkaktuar ngrica në rrugë, e për pasojë janë hasur probleme në disa qytete të vendit.
Zonat më të prekura kanë qenë Korça ku termometri në mëngjes ka shënuar -9 gradë celsius. Probleme janë hasur edhe ne aksin nacional Qafë Thanë-Doganë në të cilën ishin bllokuar dhjetëra automjete.
Situata ka qenë e rënduar edhe në Dibër pasi është përfshirë nga ngricat dhe shumë fshatra janë të izoluar, ndërsa pas punës së vazhdueshme akset nacionale janë bërë të kalueshme.
Të njëjtën situatë gjejmë edhe në Lezhe, Elbasan dhe Kukës
Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako në një lidhje telefonike për Report Tv tha se të gjitha akset nacionale janë të kalueshme. Ai shtoi në raste të tilla ka një papërgjegjshmëri të shoferëve të cilët nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
“Të gjitha rrugët nacionale janë të hapura, ka vështirësi për shkak të ngricave, në këto kushte u bëjmë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm. Të ecin me zinxhirë, si edhe vendosjes së gomave dimërore. Është përfshirë i gjë vendi nga dëbora dhe më një intensitet të lartë, shto papërgjegjshmërinë e drejtuesve, që daherë krijohet kjo situatë tentojnë që të kalojnë të parët, kjo ndodh edhe gjatë pushimeve verore ku shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Gjithsesi ka edhe një element që është prezent në të gjitha fatkeqësitë natyrore, është paniku. Duhet t’i krijojmë hapësirë edhe strukturave”, tha Çako për Report Tv.
Me kërkesë të pushtetit lokal, FA kanë transportuar ditën e sotme 800 pako ushqimore nga Rezervat Materiale të Shtetit për banorët e fshatrave të bllokuar në bashkitë e Vaut të Dejës, Mirditë, Lezhë dhe Kurbin.
Gjithashtu, mësohet se trupat dhe mjetet lundruese dhe të kalueshmërisë së lartë të batalionit të I të këmbësorisë dhe atij të mbështetjes rajonale po ndihmojnë lëvizjen e banorëve të njësive administrative Ana e Malit dhe Dajç në bashkinë e Shkodrës.
Ditën e djeshme një e moshuar në fshatin Limnjan ka patur nevojë për t'u trasportuar në spitalin e Peshkopisë.
Përpjekja e banorëve të cilët shihen duke hapur rrugën me lopata dhe duke shtyrë foristradën, por në fund përpjekja rezultoi fatale për të moshuarën e cila humbi jetën dhe nuk mundi të vinte në spitalin e Peshkopisë.
Report Tv sjell video nga përpjekja e të rinjve, teksa mësohet se viktima është nëna e ish-deputetit demokrat Sali Shehu.
Qarku i Elbasanit për shkak të temperaturave të ulëta nën zero gradë, është pushtuar nga ngricat.
Ne aksin rrugor Elbasan – Qafe Thanë është përmirësuar segmenti Qukes-Pishkash pas hedhjes se kripës nga firma kontraktore dhe qarkullimi kryhet pa zinxhirë.
Ndërkohë në aksi rrugor Elbasan – TEG qarkullimi funksionon rregullisht pa zinxhirë.
Ne aksin rrugor Elbasan –Gjinar ka akoma disa vende qe ka prani ngricash e po hidhet kripe nga firma kontraktuese dhe qarkullimi këshillohet me zinxhirë.
Ne aksin rrugor Cerrik-Gramsh ka pasur ngrica ne kthesa te forta por është hedhur kripë e qarkullimi kryhet pa zinxhirë.
Ne askin rrugor Librazhd-Stebleve po punohet për hapjen e segmentit Fushe Studen-Klenje dhe qarkullimi këshillohet me zinxhirë.
Për sa i përket rrugëve rurale po punohet ne te 7 bashkitë për hapjen e akseve te bllokuara.
Ne bashkinë Elbasan kane dale mjetet dhe punonjësit e po kryhet hedhja e kripës ne rrugët e brendshme dhe ne disa trotuare kryesore te qytetit.
Në Shkodër situata për shkak të përmbytjeve paraqitet ende problematike.
4700 ha toke, makina dhe banesa janë ende nën ujë. Ndër zonat me problematike është njësia administrative e Dajcit ku sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1800 Ha, ndërkohë rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar dhe ka prezencë uji rreth 140 cm, ndersa rrugët janë ende të pakalueshme. Në këtë zonë janë përmbytur edhe 9 shtëpi dhe edhe ka prezencë ujë në oborrin e 131 të tjerave.
Edhe në njësinë administrative Beredicë situata e përmbytjeve paraqitet kritike pasi nën ujë janë 800 tokë bujqësore. Reshjet e ditëve të fundit në këtë njësi kanë bërë të mundur rrethimin me ujë të 7 banesave.
INSTITUCIONIT TE PREFEKTIT TË QARKUT SHKODËR
SHKODËR
Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 15.02.2021,ora 08.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:
- Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.60 m.(Kuota max 6.30 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rënie të nivelit të ujit me 10cm.
- Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30, shënon kuotën 9.10 m.(Kuota max 8.70 m).Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rënie të nivelit të ujit me 11cm.
- Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30, shënon kuotën 6.95 m. (Kuota max 7.50 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rënie të nivelit të ujit me 17cm
Bashkia Shkodër
Sipërfaqe totale e përmbytur 4700 Ha
1. Tokë e pakultivuar 910 Ha
2. Foragjere të dyta, jonxhe 3470 Ha
3. Grurë 170 Ha
4. Bimë Dekorative 107 Ha
5. Pemtore 40 Ha
6. Serra 3 Ha
Nj.A. Ana e Malit
- Rruga e Obotit është e bllokuar. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 110 cm.
- Në fshatin Obot ka prezencë uji në oborre 140cm.
- Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
- UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pishëm banorët e fshatit Oblikë
- Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1250 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan, Oblikë, Velinaj, Shtuf.
- Tokë e pakultivuar 220 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhe 950 Ha
- Grurë 40 Ha
- Pemtore 30 Ha
- Bimë dekorative 7 Ha
- Serra 3 Ha
6. Shtëpi të përmbytura 2.
7.106 shtëpi kanë prezencë uji në oborre( fshati Obot)
8. Në disa toka bujqësore niveli i ujit arrin në 2 - 3m.
9. Ujesjellësi Oblika 2 i bllokuar nga uji ( jashte funksioni)..
10. Rruga Gricë është e kalueshme me vështirësi me mjete të ulta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 20-25 cm.
11. Garazhe e stalla bagëtish të përmbytura në fshatin Muriqan.
12. Ne fshatin Muriqan ( Lagja Xhakaj ka 4 shtëpi me prezencë uji në oborre, lagjia Kyrtaliaj ka 8 shtepi me prezencë uji në oborre).
13. Makina e Ushtrise në gatishmeri tek Lagja Goricë
14. Varkat e ushtrise F.A reparti BMR Tirane janë në gatishmeri (sipas nevojave) tek ura Sadiçit (fshati Obot).
Nj.A Dajç
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1800 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan, Shirq, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Darragjat, Pentar-zona fushore), nga të cilat:
- Tokë e pakultivuar 360 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhe 1250 Ha
- Grurë 90 Ha
- Bimë dekorative 100 Ha
2. Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar. Ka prezencë uji rreth 140 cm.
3. Shtëpi të përmbytura 9
4. 131 shtëpi kanë prezencë uji në oborre.
5. Në disa toka bujqësore niveli i ujit arrin në 2 m.
6. Rruga në lagjen Mazia-fshati Suka Dajç është e pakalueshme me mjete të ulta.
7. Është e pakalueshme me mjete të ulta rruga Belaj- Pentar. kalohet vetëm me mjete të larta të ushtrisë..
8. Rruga kryesore e Darragjatit e kalueshme vetëm me mjete të larta.
9. Në rrugën kryesore të Dajçit është vështirësuar jashtëzakonisht lëvizja me vetura si dhe në aksin nacional Dajç- Velipojë
10.Kërkohet që të lihet në dispozicion një mjet ushtrie për komunikimin e banorëve me rrugën kryesore.
11. Makina e Ushtrisë në gatishmëri tek Dispeçeri Mushan.
Nj.A.Velipojë
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 250 Ha.Kryesisht fshatrat Baks i Ri, Luarz. Ças, Reç i Ri.
- Tokë e pakultivuar 70 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhe 180 Ha
2. Në 4 shtëpi kanë prezencë uji në oborre.
3. Rruga nacionale është e bllokuar nga bora dhe akulli nga Baksi i Ri deri në Plazh
Nj. A. Guri i Zi
Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.
Nj.A.Bërdicë
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 800 Ha, konkretisht në fshtrat Trush, Berdice e Madhe.
- Të pakultivuara 110 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhe 650 Ha
- Grurë 40 Ha
2.Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.
3. 7 Shtëpi janë të rrethuara nga uji ( kryesisht në fshatin Trush).
4. Ka prezencë uji në lagjet Maksuti, Qokthi.
Nj.A.Rrethina
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 600 Ha, në fshatrat Zues (tokat në fushen e Oblikës), Shtoj i Vjeter, Shtoj i Ri dhe Dobraç
- Tokë e pakultivuar 150 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhe 440 Ha
- Pemtore 10 Ha
2. 70 shtëpi kanë prezencë uji në oborre.
3. Lartësia e ujit në rrugën e hidrovorit është 30 cm
4.Mjeti ushtrisë vazhdon që të jetë në gatishmëri tek hidrovori Dobraç për çdo nevojë eventuale që mund të kenë banoret.
Lagje Nr.1
Vazhdon e përkeqësuar situata nga përmbytjet në zonen e Livadheve. Si pasojë e përmbytjeve, rreth 200 shtëpi kanë prezencë uji në oborre, 5 familje kanë prezencë uji në banesa ( 3 familje zona e livadheve), (2 familje zona e ish Zukthat).
Normalizohet situata në Pikën Kufitare të Kakavijës. Autoritetet e Policisë greke, sqarojnë se si pasojë e përmiresimit të kushteve të motit, sapo është dhënë urdhri për lejimin e rrugëtimit të mauneve të cilat kanë qëndruar të bllokuara gjatë 48 orëve si pasoje e motit të acartë dhe me borë.
Ne hyrje të territorit grek kanë qendruar gati 48 orë në pritje me dhjetera maune të transportit të cilave i'u privua kalimi brenda territorit grek nga ana e autoriteteve policore për shkak të kushteve të vështira të motit.
Nje ditë më parë Policia Greke informoi se nuk do te lejonte asnje mjet te tonazhit të rëndë të hynte ne Greqi prej motit. Dyndja e mjeteve ka krijuar konfuzion edhe te autoveturat në drejtim të shtetit grek.
Në qarkun e Kukësit, situata meteorologjike paraqitet e stabilizuar pasi reshjet e dëborës kanë pushuar, megjithatë temperaturat e vijojnë të jenë të ulëta në të gjithë territorin.
Me angazhimin maksimal të kontraktorëve për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve, ato nacionalet janë të kalueshme pjesërisht por me domosdoshmërinë e zinxhirëve.
Ndërkohë, rrugët rurale në administrim të bashkive janë të qarkullueshme me zinxhirë përveç rrugëve të njësisë administrative Kalis, Grykë Çajë, fshatrat që lidhin me njësinë administrative Bushtricë, fshatrat Tejdrine e Ujmisht njësinë administrative Ujmisht dhe disa zona të tjera, megjithatë autoritetet përkatëse po vazhdojnë punën për zhbllokimin e tyre.
Në pjesën më të madhe të qarkut të Kuksit furnizimi me energji është normal duke përjashtuar disa zona si Nj.Ad Shishtavec, Topojan Bashkia Kukës, fshati Leniq Nj.Ad Bytyç,Valbonë Nj.Ad Margegaj dhe Nj.Ad Lekbibaj Bashkia Tropojë dhe fshatrat Kishaj, si edhe disa të tjera.
“Situata e motit është e shoqëruar me erë, si dhe temperatura të ulëta në gjithë territorin.
Rrugët nacionale janë të kalueshme pjesërisht me zinxhirë.
Nga kontraktorët është punuar gjatë gjithë kohës për mbajtjen në gatishmëri të tyre duke bërë pastrim bore dhe hedhje të kripës.
Angazhimi i kontraktorëve që kanë në performancë rrugët nacionale është i plotë.
Rrugët rurale në administrim të bashkive janë të qarkullueshme me zinxhirë përveç;
Rrugëve të Nj.Ad Kalis, Grykë Çajë, fshatrat që lidhin me Nj.Ad Bushtricë, fshatrat Tejdrine e Ujmisht Nj.Ad Ujmisht, fshatrat Pistë e Gëdhesht të Nj.Ad Malzi dhe Nj.Ad Arrën me rrugën nacionale Bashkia Kukës , rrugët e fshatrave Vlad, Zherkë Nj.Ad Bytyq ,
Lëkurtaj Nj.Ad. Bujan,
fshati Degë Nj.Ad. Fierze,
-fshatrat Palc, Salc, Gjonpepaj Nj.Ad Lekbibaj Bashkia Tropojë.
Nga strukturat përgjegjëse të bashkive po punohet që këto rrugë të jenë funksionale.
>Gjendja e rezervuareve është nën monitorim në të gjithë Qarkun.
>Furnizimi me ujë të pijshëm është normal në shkallë Qarku.
> Furnizimi me energji elektrike në përgjithësi është normal në të gjithë Qarkun Kukës përveç Nj.Ad Shishtavec, Topojan Bashkia Kukës, fshati Leniq Nj.Ad Bytyç,Valbonë Nj.Ad Margegaj dhe Nj.Ad Lekbibaj Bashkia Tropojë dhe fshatrat Kishaj, Pogaj Nj.Ad Gjinaj, Vlahen Nj.Ad Golaj fshati Cahan Nj.Ad Qendër Bashkia Has.” thuhet në njoftimin e emergjencave civile
Ndërkohë në Dibër, ditën e sotme moti është zbutur si pasojë e rritjes së temperaturave.
Shumica e rrugëve janë të kalueshme, ndërkohë që segmenti i rrugës së Arbrit Peshkopi-Klos ka prezencë akulli vende vende ndaj dhe rekomandohet lëvizja me zinxhirë.
Në disa fshatra malore rrugët ende nuk janë të hapura por po punohet për hapjen e tyre nga njësit administrative përkatëse.
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë një informacion të përgjithshëm sa i përket situatës së akseve rrugore në vendin tonë, zonat që paraqiten problematike dhe rrugët ku duhet përdorur patjetër zinxhirët.
"Në rajonin Verior dhe Qendror reshjet kanë pushuar por në rajonin Jugor kanë vijuar deri në orët e para të mëngjesit
Rajoni verior
Qarkullohet me zinxhirë:
Kukës-Bushtricë, Bicaj-Bushtricë, Domaj-Daj Reç, Trebisht –Doganë, Ura e Cerenecit–Klenjë.
Rajoni qendror
Qarkullohet me zinxhirë:
Lunik–Fushë Studë, Rrugët e Dajtit, Krujë-Sarisalltik, Elbasan-Gjinar,Gramsh-Kodovjat, Mollë-Grabovë,Kryqëzim Zëmblak-Goricë.
Rajoni jugor
Vazhdon të jetë problematike segmenti Qafë Thanë-Dogana Qafë Thanë për shkak të mjeteve që kanë bllokuar rrugën. Në usekët e rrugës kalimi është me një korsi. Vijon puna edhe brenda territorit të doganës edhe në tokën neutral për pastrimin dhe kthimin në normalitet.
Kushtëzuar nga reshjet dhe temperaturat e ulëta qarkullohet, me goma dimërore ose zinxhirë në orët e paradites. Kontraktorët janë në terren për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.
Të gjithë drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore", thuhet në njoftim.
Pas shumë orëve pritje në të ftohtë, kanë filluar të kalojnë qytetarët e parë në Qafë Thanë, pas hapjes së njërës Korsi.
Megjithatë aksi rrugor Qafë Thanë-Doganë vijon ende të jetë problematik, pavarësisht punës të bërë gjatë natës është mundur të hapet vetëm një korsi, dhe është e kalueshme vetëm nga mjete 4x4, ndërkohë në doganë ka ende mjete të cilat presin të kalojnë.
Makina të mbuluara me dëborë deri në xhama dhe pritjet pa fund të qytetarëve në të ftohtë, mbrëmjen e djeshme bëri që Qafë Thana të ishte një nder zonat më problematike në Shqipëri, si pasojë e motit të keq.
Mbetet e paqartë se çfarë ka ndodhur me njerëzit që ishin mbrëmë në doganë, se ku kanë qëndruar. Policia është stacionuar në zonat problematike duke mos lejuar qarkullimin e mjeteve.
Vijon puna nga autoritet përkatëse por situata që lanë pas reshjet e dendura të dëborës e bëjnë mjaft të vështirë.
Në qarkun e Lezhës situata e shkaktuar ditët e fundit nga reshjet e dendura të dëborës ka nisur të përmirësohet. Rrugët nacionale janë të gjitha të kalueshme përfshirë edhe superstradën Lezhë-Milot ku ishin paraqitur edhe problematikat më të mëdha.
Megjithatë rekomandohet të bëhet kujdes, pasi për shkak të temperaturave të ulëta, nën zero ngricat kanë mbuluar zona të caktuara.
Shqetësuese paraqitet situata në trotuaret e qytetit të Lezhës të cilat kanë ngrirë, duke krijuar probleme në lëvizjen e qytetarëve.
Ndërkohë në disa zona vijon të mos ketë energji elektrike si pasojë i defekteve në rrjet të cilat ende nuk janë riparuar.
“Situata ne qarkun Lezhe, dt.15.02.21, ora 08.30’:
-Moti është i mirë, por kemi erë të fort, ngrica dhe temperaturave të ulëta.
-Rruga e kombit është e kalueshme pa problem.
-Rrugët nacionale janë të kalueshme në tersi, por me vështirësi nga prezenca e dëborës e kthyer në akull, ku në disa segmente nevojiten zinxhirë ose goma dimërore.
-Rrugët rurale që lidhin qendrat e bashkive me njësitë administrative, janë të kalueshme me zinxhirë në disa segmente, këto kryesisht në bashkinë Mirditë.
-Rrugët bashkiake që lidhin fshatrat me qendrat e nj. ad. kërkojnë ndërhyrje me forca dhe mjete nga bashkitë.
Strukturat e m.c. janë ne ndjekje te situatës.
Mbetemi në kontakt.”, thuhet në njoftimin e emergjencave civile
Mir mo zoti Qako qe shoferet nxitohen kush te dali i pari po policia ç'far bon? apo policia qe nuk duam ne! Na shqyen ne gjoba mundesisht te nxjerre edhe ne komision,dhe ta heq dhe patenten + nje gjobe 30.000 lekshe per nje parkim 3 minutesh qe mund ta ndalish maqinen.
Përgjigju