Foto Ilustruese

Sociale

Temperatura të ulëta dhe reshje shiu, parashikimi i motit për këtë javë

10 Shkurt, 08:03| Përditesimi: 10 Shkurt, 08:06

  • Share

Vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme gjatë kësaj jave.

Sipas Shërbimit Meteorologjik, të hënën moti parashikohet të jetë i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare gjatë ditës, si dhe shtim të vranësirave nga orët e mbrëmjes.

Të martën dhe të mërkurën moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash kryesisht nga orët e mesditës ku pritet të shoqërohen me reshje shiu të cilët pritet të jenë prezent fillimisht përgjatë vijës bregdetare e më pas për tu shtrirë kryesisht në jug e pjesërisht në qendër, ku reshjet parashikohen të jenë me intensitet të ulët e lokalisht mesatarë kryesisht në jug si dhe reshje bore me intensitet të ulët në relievet malore.

Të enjten moti do të jetë i vranët si dhe intervale kthjellimesh. Vranësirat nga orët e mesditës e pasdite do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët fillimisht përgjatë vijës bregdetare e më pas për tu shtrirë në pjesën më të madhe të territorit. Ku reshjet në zonën e  veriperëndimit e pjesërisht në qendër nga orët e mbrëmjes parashikohen të jenë me intensitet hera-herës mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Ndërsa për ditën e premte moti parashikohet i vranët si dhe altrenime të herëpashershme kthjellimesh. Reshjet e herëpashershme me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24- orëshit ku në veri e pjesërisht në qendër parashikohen të kenë hera-herës intensitet deri mesatar. Në lartësitë mbi 700-800m reshje bore me intensitet të ulët.

Era parashikohet të fryjë me drejtim Juglindje-verilindje kryesisht të enjten e të premten me shpejtësi 8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina në momentin e formimit të vranësirave era fiton shpejtësi deri në 20m/sek.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?