Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) për temperatura të ulëta në Shqipëri gjatë ditëve në vijim. Shkurti pritet të nisë me reshje dëbore kryesisht në juglindje të vendit dhe në zonat malore në veri të vendit.
Përfaqësuesja e IGJEUM, Anila Gjoni në një lidhje ‘skype’ për emisionin’ Sot Live në Shqipëri’ në Report TV tha se deri në datën 4 shkurt pritet që vendi të përfshihet nga reshjet e dëborës të cilat do kenë intensitet mesatar në zonat malore të vendit.
“Parashikohet që reshjet e shiut të përfshijnë vendin në 4 shkurt. Deri atëherë do ketë reshje të dëborës. Ato do jenë të dobëta dhe me intensitet mesatar në zonat malore të vendit. Në juglindje, Korçë do ketë reshje të dëborës do jenë të herë pas hershme edhe në javën që vjen.
Nata që vjen presim që temperaturat të shkojnë deri në minus 6 gradë celcius në zonat malore. Në datën 4 reshjet e dëborës të zbresin deri në 600 metra mbi nivelin e detit duke iu referuar zonave malore”- u shpreh Gjoni.