Sociale

Temperatura të ulëta, reshje shiu dhe dëbore, Anira Gjoni në Report Tv: Qarqet më problematike Vlora dhe Gjirokastra

12 Janar, 13:41| Përditesimi: 12 Janar, 14:38

  • Share

Moti i keq ka përfshirë vendin këtë fundjavë, me reshje dëbore e shiu dhe me ulje të ndjeshme të temperaturave.

Specialistja, Anira Gjoni, nga Instituti i Gjeoshkencave tha për Report Tv se reshjet do të vijojnë gjatë gjithë ditës së sotme në të gjithë vendin.

“Reshjet e dëborës në veri, verilindje dhe juglindje do të vijojnë me intensitet mesatar, ndërkohë në pjesën tjetër të vendit reshjet do të jenë në formën e shiut.

Në qarkun e Vlorës dhe Gjirokastrës reshjet do të jenë më intensive se qarqet e tjera”, tha Anira Gjoni për Report Tv.

Gjoni nënvizoi gjithashtu se reshjet ditën e nesërme do jenë më të dobëta se sot.

Më tej ajo shtoi se ndryshe nga vitet e fundit ky dimër do të ketë praninë e reshjeve të dëborës sidomos në zonat malore.

Ndërkohë temperaturat për javën që presim do të jenë:

Në zonat malore temperatura minimale pritet të arrijë në vlerën -4 gradë, kurse ajo maksimale 4 gradë;

Në zonat e ulëta temperatura minimale 3 gradë dhe ajo maksimale 9 gradë;

Në zonat bregdetare temperatura minimale do të jetë 4 gradë ndërsa ajo maksimale 11 gradë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?