TIRANË- Sipas MeteoAlb: Masa ajrore me origjinë nga Poli i Veriut do të filloj të largohet gradualisht duke bërë që temperaturat e ajrit të pësojnë rritje në të dy ekstremet ditore. Moti i qëndrueshme në Shqipëri do të sjelli dominim të kthjellimeve dhe kalime të pakta të vranësirave, ku më të theksuara do të jenë në pjesën e dytë të ditës, por nuk do të krijojnë mundësi për reshje.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë me të paktën 3 gradë duke u luhatur nga -12°C deri në 10°C.
Era do fryjë mesatare në tokë por e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar ne det dallgëzim 3 ballë.
Rajoni dhe Europa
Britania e Madhe dhe gadishulli Iberik do të jenë në dominimin e motit të qëndrueshëm. Ndërsa pjesërisht Rajoni i Ballkanit dhe Europa Qendrore të do të jenë me vranësira dhe reshje të pakta, kryesisht reshje dëbore. Po ashtu vendet Skandinave dhe Europa Lindore mbeten me vranësira dhe reshje dëbore.