Sociale

Temperaturat do kapin shifra ‘rekord’ në vendet Europiane, vala e të nxehtit pritet të prekë edhe Shqipërinë

21 Korrik, 18:21| Përditesimi: 21 Korrik, 18:28

  • Share

Rajoni i Ballkanit pritet të përjetojë një valë të nxehtë intensive dhe të zgjatur në ditët në vijim, duke arritur kulmin midis 21 dhe 26 korrikut 2025. Devijimet e temperaturës krahasuar me mesataren e periudhës 1991–2020 do të kalojnë +8 deri në +10°C në disa vende .

Sipas mediave të huaja, zonat më të nxehta do të jenë Greqia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Italia jugore dhe Turqia perëndimore, ku temperatura maksimale pritet të arrijë ose edhe të kalojë 42-44°C , nivele që i afrohen ose edhe i tejkalojnë rekordet nga vitet e kaluara.

Fenomeni është për shkak të transportit intensiv të masave të ajrit të ngrohtë nga Afrika e Veriut në Mesdheun lindor, ndërsa masat më të ftohta të ajrit lëvizin drejt Evropës perëndimore.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si po menaxhohet situata me zjarret?