Temperaturat e larta dhe rreziku nga ushqimet, AKU: Shtojmë kontrollet! Eksperti: Kujdes nga produktet që tregtohen në diell

18 Qershor 2022, 18:24| Përditesimi: 18 Qershor 2022, 18:41

  • Share

Stina e verës duket se i ka bërë qytetarët më të kujdeshëm në përzgjedhjen e produkteve ushqimore që ata konsumojnë.

Qytetarët thonë se sigurohen që produket që konsumojnë t’i marrin në supermarkete, pasi në dyqanet e lagjes apo në tregjet informale kontrrollet pothuajse nuk ekzistojnë dhe ata ndihen të pasigurt.

Prononcimet e qytetarëve:

Zero, vetëm marrin para dhe i kalojnë.

Kemi frike se njeriu duhet të kujdeset për veten e tij të marr atje ku e ndjen veten më të sigurt.

I kontrollon Edi dhe Saliu për vete pa për neve...

I kontrollojmë dhe i kemi gjetur të falsifikuara.

Ktu në Shqipëri vijnë të gjitha mallrat skarco.

E ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Rreze dielli’ në Report Tv drejtoresha e AKU-së Jeta Deda thotë se vetëm në muajin maj janë kryer 2871 inspektime në shkallë vendi, megjithatë duhet patur kujdes nga tregjet informale sepse edhe pse ka bashkpunim me struktura qeverisëse, AKU kontrrollon parimisht operatorët të biznesit ushqimor që kanë licensë për të tregtuar.

“Autoriteti kombëtar i ushqimit kontrollon operatorët e biznesit ushqimor që janë të licensuar për të tregtuar, por kjo s’do të thot që ne mos të bashkëpunojmë me institucionet e qeverisjes vendore dhe policisë vendore. Do te kryejm inspektime dhe monitorime për të garantuar kushtet e ruajtjes, planin higjeno-sanitar që ata kanë, planin e dezinfektimit, dizinsektimit, deratizimit”, - tha drejtoresha e AKU.

Eksperti i sigurisë ushqimore Enriko Ceko këshillon se duhet kujdes i shtuar ndaj tregjeve infromale apo kioskave në të cilat produkte të ndryshme ekspozohen për orë të tëra në diell .

 “Një marrëdhënie e mirëkuptueshme midis palëve dhe ne të shkojmë të blejmë aty ku kemi besim, në momentin që ne shikojmë se nuk i plotëson karakteristikat për të cilat ne kemi paguar paratë atëherë ne nuk duhet të blejmë, duhet të shkojmë tek dyqani tjetër, kjo është konkurrenca”, - shprehet Cerko.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 19/06/2022 00:08

    Ka ardhur koha qe AKU t'i detyroje shitesit e rrugeve dhe pazareve qe per disa produkte qe prishen shpejt si qumeshti dhe nenproduktet e tij,te jene te pajisur me konteniere te vegjel portative, nga ata qe mbushen me akull dhe qe perdoren per te mbajtur pijet e ftohta, qe t'i kene per ruajtjen e qumeshtit,etj,kurse ne pika te tilla si p.sh.pazaret, bashkite t'ju vendosin edhe frigorifere per te mbajtur gjate dites produktet qe prishen me shpejt.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?