Temperaturat e larta, mjekët: Shmangni daljen jashtë, vishni lehtë fëmijët! Kujdes me ajrin e kondicionuar

17 Korrik, 22:36| Përditesimi: 17 Korrik, 22:47

  • Share

Vendi ynë po përballet nga temperatura deri në 43 gradë të cilat vënë në rrezik shëndetin kryesisht të të moshuarve dhe fëmijëve.

Mjekët e QSUT japin disa këshilla për t’u mbrojtur nga çdo komplikacion.

“Për sa i përket rasteve me tendencë alergjike, numri është në rënie por ne rekomandojmë që prindërit të jenë të kujdesshëm me ajrin e kondicionuar dhe sigurisht të tregojnë kujdes në ushqyerje”, u shpreh Anisa Potka, mjeke pediatre.

Edhe për sa i përket trajtimit të fëmijëve bluzat e bardha kanë disa këshilla. 

“Fëmijën ta ndjekin në mënyrë periodike, pranë mjekut të familjes. Por kur gjendja shëndetësore nuk është normale mund të drejtohen në urgjencë. Prindërit duhet të shqetësohen janë temperaturat e larta. Të larta konsiderohen mbi 38 gradë. Veshja duhet të jetë konform stinës. Një latant është mbi 80% ujë. Ekspozimi ndaj temperaturave të larta. Një veshje e trashë do shërbeje në mënyrë negative në këto raste. Mund të djersise dhe do dehidrohet më shpejt”, tha Albert Lama, shef i urgjencës pediatrike.

 

 

S.B//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?