Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm këto ditë të nxehta vere. Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj fton qytetarët që kalojnë pranë sheshit “Skënderbej”, të ndalojnë te Çadra e Kujdesit e vendosur nga Bashkia për të pirë ujë dhe matur tensionin.
“Këto ditë të nxehta, ju lutem shmangni lëvizjet gjatë orëve të pikut dhe sigurohuni që të keni gjithmonë ujë me vete, sidomos të moshuarit dhe fëmijët.
Nëse je pranë sheshit “Skënderbej”, ndalo te Çadra e Kujdesit pi ujë, mat tensionin dhe freskohu pak para se të vijosh prapë rrugën”, shkruan Veliaj.
Temperaturat maksimale sot arrijnë deri në 39 gradë celsius.
Komento