Flamingo

Temperaturat e ngrohta 'sjellin' në Pogradec flamingot

17 Mars 2023, 18:38| Përditesimi: 17 Mars 2023, 18:43

  • Share

Një situatë ndryshe është parë sot në liqenin e Pogradecit, ku shpendët e flamingove janë fotografuar pas shumë kohësh. Prezenca e tyre është një gjë e rrallë për liqenin e Ohrit, pasi këto shpendë zakonisht qëndrojnë në vende të ngrohta, por siç duket temperaturat e larta që në ditët e para marsit sivjet ka bërë që përsëri këto shpendë të shihen në Pogradec. 

Para 6 vitesh një tufë prej 20 flamingosh u vendos përkohësisht në liqen, ndërsa në këto momente janë vetëm dy çifte të cilat janë evidentuar përgjatë vijës liqenore. Temperatura e zonës favorizon qëndrimin e përkohëshmë të tyre në këtë liqen. 

Shpendët janë fotografuar mëngjesin e ditës së sotme nga fotografi Ardian Fezollari.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?