Drejtori i Përgjithshëm i UKT Tiranë, Elton Kacidhja i ftuar në “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Andi Kapxhiu teksa foli për problematikat e mundshme që mund të hasin qytetarët ditët e fundit për shkak të temperaturave të ulëta, tha se në terren janë rreth 30 grupe të gatshme dhe në dispozicionin e tyre për t’i ofruar shërbimet e nevojshme.
Ai shtoi se deri më tani nuk janë konstatuar problematika serioze.
“UKT nëpërmjet një plani ka vendosur në dispozicion rreth 30 grupe mirëmbajtjeje për të qenë në gatishmëri të problematikave që mund të shfaqen. Aktualisht nuk kemi asnjë problem të konstatuar përveç problematikave të vogla. Kemi publikuar një lajmërim zyrtar, sidomos për ata që i kanë tubat e ujit të jashtme, pasi aty zakonisht për shkak se janë të ekspozuar, ndodh ngrica shpërthejnë. Deri më tani s’kemi patur problematike, qytetarët i janë përgjigjur njoftimeve tona dhe kanë marrë masa.”, u shpreh ai.
Kacidhja i ftuar në Report Tv, sugjeroi se tubat e ujit dhe matësit që kanë kontakt me jashtë dhe me temperaturat e ulëta duhet të mbështillen me lecka ose materiale izoluese, në mënyrë që mos të ngrinë dhe shpërthejnë.
“Duhet t’i mbështjellin matësin dhe pjesën e tubit me lecka ose me mjete të tjera izoluese, Deri në 4-5 ditë që do të jenë temperaturat nënë zero, por edhe nëse ato shpërthejnë grupet tona do të jenë të gatshme për të bërë riparimet.”, tha ai.
Gjatë fjalës së tij ai dha dhe numrin “jeshil” ku çdo qytetar mund t’i drejtohet për problematika e tij.
“Numër kontakti: 08004488, mund të marrë çdo qytetarë 24 orë në 24 dhe një grup i taskforcës do të shkojë në çdo moment pranë banese”, sqaroi ai.
Drejtori i Përgjithshëm i UKT në Tiranë, tha se deri më tani nuk ka patur problematika në furnizimin dhe shpërndarjen e ujit dhe se gjithçka është nën kontroll.
“Jo nuk ka mungesë në furnizim. Linja e transmetimit dhe shpërndarjes janë nën kontroll. Problemet më të mundshme janë tek pikat fundore, tek sahati apo tubi. Mbase në ditët në vijimi që temperaturat do të shkojnë -8 gradë.”, u shpreh ai.
Ky drejtori sa euro m2 ja shiti shtepine Almes?
Përgjigju