Temperaturat ekstreme! Kroatët mbulohen me baltë, mënyra e vjetër për t’i shpëtuar rrezeve përvëluese! Edhe turistët ndjekin traditën

16 Korrik 2023, 14:07| Përditesimi: 16 Korrik 2023, 14:21

  • Share

Në plazhet e Kroacisë, kryesisht në Nin, atje ku edhe është provuar më parë, pushuesit po përdorin baltën për ti shpëtuar temperaturave ekstreme. Më baltë, si një nga truket më të vjetra në botë, po lyhen edhe turistët që pushojnë në këtë vend.

Balta është një nga truket më të vjetra për të shpëtuar nga dielli. Kjo mënyrë duket se po i shpëton kroatët në këto ditë me temperatura të larta. Në vend që të vendosin kremin kundër diellit, vendasit dhe turistët në Kroaci po zhyten në baltë.

Vendosa për baltën për shkak të problemeve që kam me lëkurën. Nëse nuk do të ndihmonte, nuk do të kisha ardhur këtu për 20 vite me radhë. Nuk mund ta krahasoj me faktorin mbrojtës të kremit kundër diellit.

Të mbuluarit me baltë  po përhapet masivisht në Evropën jugore, që  po përjeton një valë rekord të të nxehtit. Por balta në plazhin Nin në Kroaci mund të përdoret t dhe për të përmirësuar shëndetin e lëkurës.

“Me baltën nuk ka asnjë shans të digjem nga dielli prandaj nuk kam asnjë problem. A është perfekt për sa i përket rezultateve? Pas një kohe të caktuar, ju patjetër që do t’i ndjeni këto përfitime por a është e mundimshme, sigurisht që është pak”.

Veç vendasve, turistët nga Austria, Lituania, Polonia dhe Sllovakia përpiqen të gjejnë mbrojtje në këtë mënyrë, duke mbuluar trupin me baltë.

“Balta është e përkryer për lëkurën dhe është më e mirë se kremi kundër diellit. Gjithashtu është e përkryer për të nxehtin”.

Që në kohët e vjetra, terapia e baltës është një ndër kurat më të mira, për shumë shqetësime. Duke qenë se ajo kryen funksione antiinflamatore, detoksifikuese kohët e sotme ka gjetur përdorim të gjerë edhe në estetikë, tonifikim të lëkurës dhe uljen në peshë.

M.T//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ben: 16/07/2023 17:30

    kurse ne Durres lyhen me mut nga kanali qe derdhet ne det, njelloj esht.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?