Kronikë

Temperaturat ekstreme, OSHEE merr masa në Kukës për parandalimin e zjarreve pranë linjave të energjisë elektrike

26 Korrik, 13:06| Përditesimi: 26 Korrik, 13:49

  • Share

Në kushte të temperaturave ekstreme që kanë përfshirë qarkun e Kukësit ditët e fundit, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike rajonal ka nisur një aksion për të shmangur rrezikun e zjarreve në kurorën e gjelbër të qytetit, ku shtrihen edhe linjat e tensionit të mesëm të transmetimit të energjisë.

Grupet e OSHEE-së po angazhohen në prerjen e degëve të pemëve të larta që ndodhen pranë linjave elektrike, me qëllim që të mos bien në kontakt me to, një faktor që mund të shkaktojë zjarr, veçanërisht në kushte të nxehtësisë së lartë.

Si pasojë e këtyre ndërhyrjeve, është bërë e nevojshme stakimi i përkohshëm i disa linjave, çka ka sjellë ndërprerje të përkohshme të energjisë në disa lagje të qytetit.

OSHEE kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për këto ndërprerje disa minutëshe, që sipas institucionit janë të domosdoshme për sigurinë e punonjësve dhe të rrjetit.

Ndërkohë, për të siguruar furnizimin e pandërprerë me energji elektrike, OSHEE Kukës po operon me linja alternative të transmetimit ku nuk po kryhen punime, në mënyrë që qyteti të mos mbetet pa energji gjatë me orare te zgjatura gjate ditës.

V.GJ /I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Lirim me kusht pas 35 vitesh për të dënuarit përjetë, si e vlerësoni?