Temperaturat mbeten disa gradën nën zero, njihni me parashikimin e motit për sot

7 Shkurt 2020, 07:22| Përditesimi: 7 Shkurt 2020, 07:29

  • Share

Edhe sot mbetmi në ndikimin e vlerave të larta barike duke diktuar alternime kthjellimesh dhe vranësira të shpeshta, të cilat gradualisht gjatë pasdites largohen nga zonat bregdetare dhe të ulta duke u zhvendosur drejt zonave lindore. Mbrëmja do të jenë nën mbizotërimin e kthjellimeve.

Sipas MeteoAlb: Temperaturat e ajrit mbeten të ulta në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga -8°C në zonat malore veriore deri në 9 °C në bregdet.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë.

Rajoni dhe Europa:

Rajoni i Ballkanit dhe Europa Lindore vijojne në ndikimi e masave ajrore me origjinë polare duke diktuar mot të kthjellët por të ftohtë. Ndersa Europa Veriore dhe pjesërisht ajo Qëndrore do të përfshihen nga vranësira të dendura dhe reshje dëbore.

Ora 10:43
ARRSH: Në të gjithë akset kombëtare qarkullimi vazhdon normalisht

1581068676_arrsh.jpg
Autoriteti Rrugor Shqiptar, me anë të një njoftimi nw rrjetet sociale shkruan se gjatë natës së djeshme moti ka qenë i kthjellët, pa reshje dhe temperaturë të ulët.

Qarkullimi vazhdon normalisht në të gjithë akset kombëtare, si dhe rekomandohen kujdes në lëvizje dhe respektim i sinjalistikës rrugore për të shmangur incidentet.

Postimi i ARRSH:

“Gjatë natës së djeshme moti ka qenë i kthjellët, pa reshje dhe me temperaturë të ulët.

Kontraktorët kanë punuar për shpërndarjen e kripës në segmentet ku ka ngrica dhe po mbajnë në monitorim të vazhdueshëm situatën.

Në të gjitha akset kombëtare qarkullimi vazhdon normalisht. Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?