Presidenti Ilir Meta

Temperaturat nën zero gradë, Meta prezanton 'shoqërinë e mirë' nga Liqeni i Tiranës

25 Janar 2022, 09:13| Përditesimi: 25 Janar 2022, 09:22

  • Share

Mëngjesin e sotëm presidenti Ilir Meta ka zgjedhur ta filloi ditën në natyrë, nga ku edhe na ka prezantuar me shoqërinë e tij të re.

Meta i veshur sportiv, pavarësisht temperaturave nën zero gradë ka bërë një xhiro nga liqeni artificial i Tiranës të cilën duket se e ka shijuar.

Përmes një fotografie të postuar në Facebook Meta ka ndarë me ndjekësit momente me ato që ai i cilëson si "shoqëri e mirë", patat.

"Kur e nis ditën në shoqëri të mirë!", ka shkruar Meta.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?