Bota

Temperaturat përvëluese, Dubai stimulon reshje shiu me dron

21 Korrik 2021, 10:36| Përditesimi: 21 Korrik 2021, 10:39

  • Share

Në një kohë që një pjesë e madhe e vendeve të Evropës po vuan nga përmbytjet e shumta që kanë përfshirë rajonin dhe Kina po ashtu, në anën tjetër në Dubai jemi dëshmitarë të ekstremit tjetër të motin një mungesë totale të reshjeve dhe temperaturave ekstreme të motit.

Temperatura e larta kanë bërë që autoritetet të mendojnë për një alternativë tjetër, duke krijuar kështu “shira artificialë”. Sipas qendrës Kombëtare të Meteorologjisë, reshjet sollën një sasi të madhe të ujit që vërshoi në rrugë, të cilat shkaktuan vështirësi edhe në drejtimin e mjeteve.

Të dielën, shërbimi kombëtar i motit i Emirateve të Bashkuara Arabe publikoi ​​pamje video të reshjeve të mëdha. Shiu stimulohet duke përdorur teknologjinë e dronëve të cilët lëshojnë ngarkesa elektrike në re, në mënyrë që ato të grumbullohen për të lëshuar reshje.

Mesatarja e reshjeve në vit arrin vetëm katër inç. Në përpjekje për të frenuar thatësirat ekstreme, Emiratet e Bashkuara Arabe investuan 15 milion dollarë në nëntë projekte të ndryshme për prodhimin e shiut në 2017.

Sistemi aktual që përdoret për të ndryshuar ngarkesën elektrike të reve po drejtohet nga studiuesit në Universitetin e Reading në Angli dhe përllogaritet në miliona dollarë. Profesori Maarten Ambaum, i cili punoi në projekt, i tha BBC në mars se Emiratet e Bashkuara Arabe kanë mjaftueshëm re për të krijuar kushte të përshtatshme për shiun.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?