Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka ngritur edhe një herë alarmin për ndryshimet klimatike. Sipas Antonio Guterres, ndryshimet anë tashmë jashtë kontrollit.
Shkencëtarët kanë rënë në një mendje se kriza e klimës është futur tani në ujëra të rrezikshme dhe se nxehtësia nga ngrohja globale antropogjene e kombinuar me rikthimin e El Niños do të çojë në temperatura rekord.
Të martën, temperatura mesatare globale ishte 17.18 gradë Celsius, sipas të dhënave të gjeneruara nga Qendra Kombëtare e SHBA-së për Parashikimin e Mjedisit, duke thyer kështu rekordin prej 17.01 gradë Celsius të vendosur të hënën.
El Niño pritet të shkaktojë rekorde të reja temperaturash.