Temperaturat ulen, çmimi i drurëve në Kukës rritet! Banorët: A blihen me 150 mijë lekë pension? (VIDEO)

8 Tetor 2020, 09:29| Përditesimi: 8 Tetor 2020, 10:02

  • Share

Ndonëse temperaturat po ulen dhe jemi në prag dimri, çmimet për shitjen e drurëve në Kukës po rriten. Për qytetarët sigurimi i drurëve për ngrohje ka krijuar vështirësi duke ditur që shumica e familjeve ngrohen me zjarr. Banorët shprehen se në pamundësi ekonomike, rritja e çmimit të drunjve i penalizon për t’u ngrohur gjatë dimrit.

"Për një familje qytetare kuksiane çmim i druve është shumë i lartë sespe të ardhurat janë shumë të vogla. Deri në 3500 lekë deri tani imagjino 1 muaj më lartë do të rritet", tha një banor, kurse një tjetër shtoi: "Përballimi është i vështirë në këto kushte. Gjithsesi jemi të detyruar që të blejmë"

Një tjetër tha se nuk i del pensioni. "Me 150 mijë lekë pension a blihen drutë", shtoi ai.

Në qytetin e Kukësit ende nuk është hapur pika e tregtimit të drurëve të zjarrit. Por, kryetari i Bashkisë Safet Gjici bëri të ditur se janë marrë të gjitha masat për furnizimin e qytetarëve me drurë. Ai theksoi se edhe institucionet arsimore janë siguruar me dru zjarri për ngrohje.

"Sivjet i kemi marrë masat që ti zgjidhim në kohë edhe për çerdhet dhe kopështet, shkollat. është bërë prokurimi është lidh kontrata dhe janë marrë masat. Edhe për qytetarët te pika e shitjes së druve do të ketë dru me shumicë nuk kanë nevojë që të shkojnë të presim pyllin për të siguruar dru për dimrin", tha Safet Gjici.

Nisur nga një përllogaritje nga vitet e mëparshme, gjatë sezonit të dimrit harxhohen më shumë se 15 mijë/metër kub dru. Kjo sasi harxhohet vetëm nga familjet, por pa llogaritur shkollat dhe institucionet parashkollore.

Komento

Komente

  • vjosa: 15/10/2020 00:22

    HIDHNI BATANIJET KRAHEVE ASHTU SIC BEJME DHE NE KETU NE TIRANE ,,DHE MOS I PRISNI DRUTE SEPSE ATO PASTROJNE AJRIN,,,DHE MBILLNI PEME SA ME SHUME ,,PER 1 PEME TE PRERE DUHEN MBJELLUR 100 TE TJERA... PER TU RRITUR E DINI QE NJE PEME DO 30 VJET...

    Përgjigju
  • Iris: 09/10/2020 03:21

    Ketu ne U.S.A. 5 kopace kushtojne 5.99 $,paga minimale ketu ku jam une eshte 12$/ora.Te importuarat kushtojne dhe me shume.Drute I shesin te paketuara.Sic e shikoni jane shume te shtrenjta,por ka alternative te tjera ngrohjeje.Kjo eshte arsyeja qe ketu pyjet jane te dendur,kurse aty I kane shfarosur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?