Temperaturë, rrufë e dhimbje fyti? Nuk është COVID! Mjekja në Report Tv: Të rinjtë po preken nga viroza

29 Dhjetor 2021, 20:27| Përditesimi: 29 Dhjetor 2021, 20:41

  • Share

Në vend po qarkullon një virozë që shkakton temperaturë të lartë deri në 40 gradë, por që mjekët e familjes qetësojnë duke thënë se nuk ka të bëjë me Covid.

'Po qarkullon një virozë në fakt që e shohim në vizitat akute me një temperaturë të lartë që shkon deri në 39-40 gradë celcius që i bën njerëzit me shumë panik për një gjendje covidi por në fakt është një virozë dhe gjithashtu shoqërohet me djersitje profuze por ne fund te tre-katër ditëve ndodh që të kalojë dhe në formë të bronkitit viral shumë shpesh. Nuk mund të përjashtojmë dhe raste e COVID. Kanë shkuar mirë në raste e vaksinuara dhe kanë shkuar pak jo më mirë në rastet e pavaksinuara.'- u shpreh mjekja.

Gjatë dy javëve të fundit janë paraqitur me temperaturë të lartëmë së shumti moshat e reja nga 18-30 vjeç.

'Paraqiten qoftë edhe me kollë, qoftë edhe me acarim të fytit, paraqiten me shenjat e bllokimit të hundëve, pra një gjendje rrufe.'- tha mjekja.

Nga ana tjetër procesi i vaksnimit pranë qendrave shëndetësore ka vijuar me interes të lartë nga moshat e reja, të cilët pas aplikimit me dy apo tre doza pajisen me certifikatën e vaksinimit.

Mjekja shpjegon edhe se si veprohet në ato rastekur qytetari nuk është i regjistruar ne e-Albania.

'Nëse nuk ka e-albania ne e referojmë pacientin për tu regjistruar pranë gjendjes civile përkatëse, në Kombinatë është njësia nr.6 dhe aty është dhe ADISA që ofron asistencën e vet dhe i regjistron këta pacientë dhe nuk përbën asnjë problem.'- tha mjekja.

Në këtë periudhë festash fundviti bluzat e bardha apelojnë që të shmangen ambientet me shumë persona dhe të mbahet maska.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?