Në Librazhd, virozat vazhdojnë të mbushin urgjencën. Janë prekur kryesisht fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë. Sipas mjekut Shyqyri Zogolli, fluksi ditor i pacientëve në qendrat shëndetësore dhe spital mbetet i lartë edhe në fund të shkurtit. Simptomat kryesore janë temperatura e lartë, diarre, të vjella.
“Simptoma kryesore është temperatura e larte qe nuk dominohet tre ditët e para. Ndërlikime të rrugëve të frymëmarrjes. Një kategori tjetër virozë është bark e te vjella. Moshat e treta, të sëmurët kronike dhe mosha pediatrike janë më të prekura”, tha mjeku.
Ai thekson rëndësinë e konsultimit me mjekun e familjes, mospërdorimin e antibiotikë pa recetë dhe mbajtjen e maskave në ambientet e populluara.
“Te moshuarit bëjnë vaksinën e gripit dhe nuk kanë pasur simptoma të rënda. Ku ka kolektive duhet të përdoren maska. Te vizitohen tek mjeku i familjes, te mos marrin antibiotik pa recete. Nga virozat janë vënë re ndërlikime pulmonare. Duhet Diagnostikimi i hershëm, përdorimi i maskave, mosabuzimi me antibiotike. Parandalimi është më i mirë se trajtimi.
Siç mjeku pohon gripi dhe virozat mund të çojnë në komplikacione, si infeksione të rrugëve respiratore, bronkite, sinozite deri në pneumoni.
Komente
