'Tempulli 2'/ Hidhnin kokainën në tualet sapo shihnin policinë nga kamerat, pranga çiftit të bashkëshortëve në Selitë, bashkëpunëtor dhe nipi (FOTO + EMRI)

23 Janar, 10:46| Përditesimi: 23 Janar, 18:55

  • Share

Tirane- Agjentët e Antidrogës goditën të hënën, 22 janar 2024, në kuadër të operacionit "Tempulli 2" një çift bashkëshortësh, Florand Karemani dhe Mamica Korteshi të cilët shisnin lëndë narkotike kokainë në zonën e Selitës. Burrë e grua jetonin në katin e katërt të një pallati dhe për të kryer aktivitetin kriminal bashkëpunonin me nipin e tyre.

Policia më herët nuk kishte mundur të dokumentonte përfshirjen në shitjen e drogës për shkak të skemës që ata përdornin.

Apartamenti ruhej dhe survejohej nga kamera sigurie, të cilat mbaheshin në vëzhgim dhe sa herë ndërhyhej për kontroll nga policia, çifti i shpërndarësve të kokainës e asgjësonte drogën në tualet, duke mos lënë asnjë gjurmë, megjithatë në operacionin e së hënën u arrit të kapej sasi e konsiderueshme kokaine, e bërë gati në doza për t'u shpërndarë pasi ndërhyrja u bë nga forcat elitë RENEA, të cilët vunë në pranga të tre, bashkë me nipin.

Dy bashkëshortët përdornin nipin e tyre, i cili në katin e parë merrte paratë nga blerësit e dozave të kokainës dhe më pas konsumuesi ngjitej në kat të katërt për të marrë lëndën narkotike.

1706022936_page.jpg

Mamica Korteshi dhe  Florand Karemani

Ora 16:20
E 'zhduknin' kokainën në tualet sa herë futej policia, ky është çifti i arrestuar në Tiranë gjatë operacionit 'Tempulli' (FOTO+EMRA)

1706022936_page.jpg

Florand Karemani dhe Mamica Korteshi janë çifti i bashkëshortëve që janë arrestuar në zonën e Selitës në Tiranë në kuadër të operacionit “Tempulli 2” për shitje të lëndëve narkotike.

Ora 13:19
20 vite shpërndarës droge në Tiranë/ VIDEO kur Astrit Deliu i tregon policisë ku fshihte drogën në bahçe! Çanta me 500 gr kokainë në doza

Ky që shihni në këtë video është Astrit Deliu, 46 vjeç. Në këtë moment sapo ishte arrestuar nga policia, pas 20 vitesh aktivitet në shitjen e kokainës, duke e kthyer zonën e “Tufinës” në Tiranë në bazën e tij të konsideruar gati të paprekshme.

Efektivët e policisë po e shoqërojnë drejtë vendit ku Deliu ka fshehur sasi të konsiderueshme kokaine. Për të shkuar deri tek vendi ku e kishte fshehur në bahçen e shtëpisë, agjentëve të Antidrogës iu deshën disa minuta.

Deliu e kishte hedhur çantën pranë rrënjës së një peme dhe pasi policia e hapi prezencë të tij gjeti kuti të ndryshme plotë me kokainë të ndarë në doza të vogla, më shumë se gjysmë kilogramë dhe një pistoletë “bereta”. Astrit Deliu është personazhi kryesor i operacionit “Tempulli 2” në Tiranë, të cilit iu kap sasia me e madhe e lëndës narkotike.

 

Ora 11:15
‘Tempulli 2’/ Në pranga 6 persona në Dibër, sekuestrohet drogë e fishekë

Në kuadër të operacionit Tempulli 2, në qarkun e Dibrës kanë rënë në pranga 6 persona, ndërsa 3 të tjerë janë vënë në hetim.

Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar:

711 gramë kokainë, 237 gramë kanabis e ndarë në doza, 2 armë zjarri, 116 copë fishek, 1 krëhër automatiku, 2 shkopinj bejzbolli, 1 radio marrëse-dhënëse,  4 granata, 5 kapsolla detonatore, 3.5 m fitil zjarrpërcjellës, 8 celularë, 1 kompjuter dhe 6 automjete.

Megaoperacioni vijon.

Ora 10:21
‘Tempulli 2’/ 52 të arrestuar në Durrës, sekuestrohet kanabis, kokainë, armë e gati 16 mijë euro

Në kuadër të operacionit Tempulli 2, në Durrës kanë rënë në pranga 52 persona. Ndërkohë, në kërkim janë 11 persona.
Policia gjatë operacionit ka ushtruar 65 kontrolle.

Janë sekuestruar 1 kg e 120 gramë  kokainë dhe 250 doza, 8 kg kanabis sativa dhe 1 mln e 200 mijë lekë, 14 mijë euro e 6 armë.

Në përfundim të fazës së fundit të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar "Tempulli", në qarkun Durrës, në 22 janar 2024, janë nxjerrë:

-58 urdhëra ndalimi  nga Pokuroria.
-3 vendime arresti nga Gjykata.

Nga ana jonë janë ekzekutuar 52 urdhra ndalimi konkretisht:

-47 urdhra ndalimi nga Prokuroria.
-3 vendime arresti nga Gjykata.
-Janë arrestuar në flagrancë jashtë masës së sigurisë 2  shtetas.
-janë shallur 11 shtetas në kërkim.
-janë kryer 65 kontrolle ambientesh/banesash.

Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan:

 -1 kg e 120 gramë  kokainë dhe 250 doza.
-8 kg kanabis sativa dhe 500 doza.
-360 doza heroinë.
-1200000 lekë.
-14.500 mij euro.
-1 armë zjarri pistoletë.
-3 armë gjahu.
-2 armë sportive.
-23 automjete.
-8 peshore.
-3 armë të ftohta.
-44 celular.
-municion luftarak

Vijon puna për kapjen e shtetasve në kërkim.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?