ELBASAN- Një 66-vjeçar është arrestuar në Elbasan në kuadër të operacionit ‘Tempulli’. Ai ishte në kërkim për prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotikëve.
Gjatë periudhës hetimore, në banesën e tij është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë
“Si rezultat i veprimeve operacionale të kryera intensivisht nga Policia e Elbasanit, në vijim të megaoperacionit "Tempulli 2", si dhe i hetimeve të ndjekura me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit që prodhojnë dhe/ose shesin lëndë narkotike, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Elbasan ndaluan shtetasin H. G., 66 vjeç, banues në Elbasan.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit "Tempulli 2", pasi nga hetimet dyshohet se është implikuar në veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotikëve”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.