‘Tempulli 2’ në Vlorë, arrestohen 43 persona, sekuestrohen 503 kg kanabis! Momenti kur policia mësyn nëpër banesat e shpërndarësve

22 Janar, 19:46| Përditesimi: 22 Janar, 19:58

  • Share

 

Në kuadër të operacionit ‘Tempulli 2’ në Vlorë janë sekuestruar 3190 doza kokainë, 408 doza heroinë e 2 armë gjahu. Në pranga në total kanë rënë 43 persona.

Njoftimi i policisë

Si rezultat i megaoperacionit mbarëkombëtar antidrogë të koduar “Tempulli 2”, janë vënë në pranga 32 shtetas.

Në kuadër të këtij megaoperacioni të zhvilluar ditën e sotme, janë ndaluar për veprën penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”, 11 shtetas.

Po në kuadër të këtij megaoperacioni të zhvilluar më herët, gjatë muajve dhjetor 2023 - janar 2024, në qarkun Vlorë janë vënë në pranga 21 shtetas, për veprën penale “Prodhim e shitje e lëndëve narkotike”.

Gjatë megaoperacionit “Tempulli 2”, janë sekuestruar:

* 503 kg kanabis, 3190 doza kokainë, 408 doza heroinë;

* 35 000 lekë, 400 euro;

* 2 armë gjahu, një sasi municioni luftarak, 8 peshore eletronike;

* 12 automjet dhe 45 aparate celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

 


Lajmi kryesor:

‘Tempulli 2’/ Operacion antidrogë në gjithë vendin, goditen 7 grupe kriminale! 273 të arrestuar në Tiranë e 5 qytete! Sekuestrohen mbi 567 kg drogë, armë e valutë


B.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?