Foto ilustruese

‘Tempulli 2’/ Të shpallur në kërkim për drogë, pranga 2 të rinjve në Tiranë, shkon në 77 numri i të ndaluarve në kryeqytet

7 Shkurt, 08:43| Përditesimi: 7 Shkurt, 08:52

  • Share

TIRANË- Ka shkuar në 77 numri i personave të arrestuar nga policia e kryeqytetit në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”.

Së fundmi, janë arrestuar edhe 2 persona të shpallur në kërkim për drogë. Në pranga kanë rënë J. B., 33 vjeç dhe A. N., 22 vjeç, të dy banues në Tiranë, ndaj të cilëve gjykata kishte caktuar ‘arrest me burg’ për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike’.

Më herët, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 14 kg kanabis, 5.3 kg kokainë, 170 gramë heroinë, 11 peshore elektronike, 4 armë zjarri pistoleta, 1 armë zjarri automatik, 70 celularë, 11 automjete, 2 186 000 lekë, 11 610 euro dhe 630 paund.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?