TIRANË- Tre persona janë arrestuar nga policia nën akuzën e trafikimit të armëve në kryeqytet në vijim të operacionit “Tempulli 2”. Në pranga kanë rënë, Robenc Caka, 31 vjeç, Artan Shaqiri 24 vjeç dhe Muharrem Bega 44 vjeç.
Mësohet se Artan Shaqiri dhe Muharrem Bega, të dy banues në Tiranë të cilët janë ndaluar nga policia, siguronin armët të cilat më pas ia shisnin 31 vjeçarit dhe ky i fundit i shiste tek persona të tjerë.
Trafikimi i armëve u zbulua nga agjentët e antidrogës. Një blerje e simuluar kokaine me agjentë të infiltruar tek Robenc Caka, bëri që ky i fundit t’i ofrojë edhe armë zjarri në vlera 1500 dhe 1200 euro, përkatësisht një kallashnikov dhe një pistoletë, duke rënë në grackë dhe si pasojë u arrestua.
Ai u tha hetuesve se armët i kishte blerë tek Artan Shaqiri dhe Muharrem Bega, çifti të cilët kishin kthyer në bazë shpërndarjes së kokainës një pallat në “Selitë”. Dyshimet e bluve janë se këtë veprimtari Caka e ka kryer edhe më herët, shitje të armëve tek anëtarë të grupeve kriminale, të cilët po verifikohen. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë zjarri pistoletë, një armë zjarri kallashnikov dhe sasi municioni luftarak.
Ndërkohë, Report Tv shkoi pranë pallatit të bashkëshortëve Korteshi dhe Karenani në rrugën “Irfan Tomini” në Selitë. Burrë e grua e shisnin kokainën me doza nga ky apartament në katin e katërt të pallatit.
Në katin e parë qëndronte nipi i tyre, i cili merrte paratë nga përdoruesit, që më pas ngjitej lart dhe merrte kokainën. Policia ndërhyri përmes operacionit “Tempulli 2” me forcat RENEA dhe i arrestoi Korteshin dhe Karenanin. Fillimisht gruaja refuzoi të hapë derën, por ndërhyrja e forcave speciale e “bindi”. Më herët, gjatë kontrolleve të Antidrogës çifti shkatërronte drogën.
Ndërkohë, megaoperacioni “Tempulli 2” në kuadër të të cilit janë lëshuar 273 urdhër-arreste është në vijim, për kapjen e personave të tjerë që merren me shpërndarjen e drogës apo trafikimin e armëve.
Në Tiranë u arrestuan më shumë se 70 persona, një pjesë e të cilëve aktivitetin e kishin nisur prej vitesh të tëra. Kryesisht u goditën grupe në zonën e Komisariatit nr. 4, Kinostudio, Tufinë, Allias, Fresk, por edhe në Selitë, ish-Bllok, e më gjerë, duke u sekuestruar sasi e madhe lënde narkotike.
Foto: Artan Shaqiri, Robenc Caka dhe Muharrem Bega
Report Tv ka mësuar detaje të reja nga arrestimi i Robenc Cakës, Artan Shaqirit dhe Muharrem Begas në Tiranë. Antidroga ishte në përpjekje për të dokumentuar veprimtarinë kriminale të bashkëshortëve, Mamica Korteshi dhe Florand Karenani, të cilët kishin kthyer në bazë shpërndarjes së kokainës një pallat në “Selitë”, kur ra në gjurmët e bashkëpunëtorëve të tyre.
Një blerje e simuluar kokaine me agjentë të infiltruar tek Robenc Caka, bëri që ky i fundit t’i ofrojë edhe armë zjarri në vlera 1500 dhe 1200 euro, përkatësisht një kallashnikov dhe një pistoletë, duke rënë në grackë dhe si pasojë u arrestua. Ai u tha hetuesve se armët i kishte blerë tek Artan Shaqiri dhe Muharrem Bega, të cilët më pas u vunë në pranga. Dyshimet e bluve janë se këtë veprimtari Caka e ka kryer edhe më herët, shitje të armëve tek anëtarë të grupeve kriminale, të cilët po verifikohen.