Operacioni ‘Tempulli 3’, shpërndanin drogë në Tiranë, Gjykata lë në burg 20 të arrestuarit

4 Maj, 14:03| Përditesimi: 4 Maj, 17:05

  • Share

TIRANË - Lihen në burg 20 të arrestuarit e megaoperacionit anti-drogë në kryeqytet 'Tempulli 3'.

Gjykata nuk ndryshoi asnjë masë. Gjyqtari Dritan Hallunaj miratoi kerkesen e prokurorit Albert Demirneli.

Antidroga e Tiranës arriti të zbulojë 35 persona pjesë të grupit që siguronte lëndë narkotike dhe e shiste në kryeqytet, duke nisur kështu fazën e radhës të operacionit të koduar “Tempulli 3”. Nga 35 urdhër-arreste, 25 u arrestuan, 5 prej të cilëve të kapur më herët, të cilëve iu komunikua masë e dytë sigurie brenda qelive të paraburgimit dhe 10 të tjerë u shpallën në kërkim.

Tre persona punonin si operatorë në një dhomë në Laprakë ku përmes një numri celulari merrnin porositë. E ngjashme me call centerin dhe linja ishte e hapur 24 orë.

Pas porosisë malli mbërrinte te konsumatori përmes shoferëve të taksive, të cilët i shfrytëzonin ato jo vetëm për transport udhëtarësh, por edhe droge.

Në mesin e të arrestuarve janë të paktën 3 taksistë.

Pesë të arrestuarit më herët janë pjesë e grupit të Enea Sulejmanit, kryetarit të Shoqatës së Transportit Ndërqytetës arrestuar mbrëmjen e 21 marsit pas tentativës për t’iu larguar agjentëve të Antidrogës duke i shtypur me makinë në “Rrugën e Kavajës”.

Emrat e të arrestuarve
Rei Ramushi,
Emiljano Birja,
Abdullah Zyberi,
Albjo Shkira,
Kevin Nazari,
Amarildo Jashari,
Florjan Çepa,
Ibez Zebi,
Florjan Miha,
Erol Bardhoshi,
Andrin Bajraktari,
Emiljano Maksutaj,
Hamza Firi,
Albi Bulku,
Maringlen Kolaj,
Armando Disha,
Klodjan Lena,
Altmir Mustafaraj,
Gentjan Agaj,
Flori Lime
Masat e arrestit të komunikuara në qeli
Envis Gorellari
Fatjon Çiçi
Enea Sulejmani
Igli Begaj
Shkëlqim Ostreni

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?