Pamje nga operacioni 'Tempulli', foto arkiv

Kronikë

‘Tempulli’/ Arrestohet 26-vjeçari i shpallur në kërkim, shkon në 95 numri i të arrestuarve në Tiranë (EMRI)

26 Shtator 2023, 15:02| Përditesimi: 26 Shtator 2023, 15:21

  • Share

TIRANË- Një 26-vjeçar është vënë në pranga në kuadër të megaoperacionit të koduar ‘Tempulli’ duke e çuar në 96 numrin e të arrestuarve në Tiranë. Bëhet fjalë për një 26-vjeçarin Donaldo Gjanaj, për të cilin gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". Me arrestimit e tij,, numri i të ndaluarve për qytetin e Tiranës ka shkuar në 95.

Në kuadër të megaoperacionit të nisur prej 14 shtatorit 2023 deri tani janë arrestuar rreth 240 persona në mbarë vendin për shpërndarje drogash pranë shkollave dhe lokaleve të frekuentuara nga të rinjtë. 23 grupe kriminale u shkatërruan në megaoperacioni i zhvilluar në 5 qarqe të ndryshme të vendit, Tiranë, Durrës, Korçë, Vlorë dhe Elbasan.

Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 10 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 3.7 kg kokainë, 150 doza heroine, 1 armë zjarri pistoletë, 12 automjete, 78 celularë, 12 peshore elektronike, 3 motomjete, 30 000 euro, 6000 paund, 4 500 000 lekë dhe 12 targa automjetesh.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?