‘Tempulli’/ Arrestohet 36-vjeçari në Korçë, në bashkëpunim me të tjerë shiste drogë afër shkollave të mesme

1 Nëntor 2023, 13:13| Përditesimi: 1 Nëntor 2023, 13:22

  • Share

Goditet një tjetër rast i shitjes së lëndëve narkotike, në doza, afër shkollave dhe në zona të tjera në qytet. Një 36 vjeçar, Robert Kurta, u arrestua në Korçë pasi akuzohet se posedonte lëndë narkotike dhe municion luftarak, në pikën e grumbullimit të skrapit që kishte në përdorim të tij.

Policia ka ushtruar kontrolle në lagjen nr. 17, Korçë, në një pikë grumbullimi skrapi të cilën 36-vjeçari e kishte në përdorim, ku gjetën një sasi municioni luftarak, 2 vazo qelqi me sasi të dyshuar lëndë narkotike cannabis sativa dhe disa qese plastike me 2.4 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis.

Nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi Robert Kurta., në bashkëpunim me shtetas të tjerë, shpërndante lëndë narkotike në afërsi të dy shkollave të mesme, në lagjen nr. 17, Korçë, informuan sot uniformat blu të Korçës.

Arrestimi u krye në kuadër të operacionit të koduar “Tempulli”.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?