‘Tempulli’/ Lëvizte me çantë të mbushur me kanabis, arrestohet 22-vjeçari në Lezhë

6 Dhjetor 2023, 11:14| Përditesimi: 6 Dhjetor 2023, 11:20

  • Share

LEZHË- Një 22-vjeçar është arrestuar në Lezhë në kuadër të operacionit ‘Tempulli’. I riu shiste drogë në afërsi të shkollave dhe në lokalet e natës.

22-vjeçari P. K. Është ndaluar në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Gjadrit”, ndërsa gjatë kontrollit që i është ushtruar në automjet, i është gjetur një çantë me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë rreth 2 kilogramë e 760 gramë.    

Sipas policisë, i riu lëndën narkotike që po transportonte, do ta ndante në doza, me qëllim shitjen e tyre në afërsi të shkollave dhe në lokalet e natës. Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. 

"Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore është goditur një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Vihet në pranga një 22-vjeçar që u kap në flagrancë duke transportuar një çantë me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me qëllim përgatitjen në doza, për t’i shitur në afërsi të shkollave dhe në lokalet e natës. Sekuestrohen lënda narkotike dhe automjeti.  

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas që do të transportonte një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, kanë organizuar punën në kuadër të megaoperacionit antidrogë të koduar “Tempulli”, për ndalimin e këtij shtetasi.  Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Gjadrit”, automjetin e dyshuar, që drejtohej nga shtetasi P. K. Gjatë kontrollit në automjet është gjetur një çantë me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë rreth 2 kilogramë e 760 gramë.    

Në vijim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë drejtuesi i automjetit, shtetasi P. K., 22 vjeç, banues në Malësi të Madhe, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.   Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, lëndën narkotike që transportonte, do ta ndante në doza, me qëllim shitjen e tyre në afërsi të shkollave dhe në lokalet e natës.  Lënda narkotike dhe automjeti tip “Ford Focus” u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.", njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?